“Lionel Messi te Inter Miami, ja ku po shkojmë! Vendimi është marrë dhe do të bëhet i ditur nga Leo në orët në vijim. Messi do të luajë në MLS sezonin e ardhshëm. Nuk ka më shanse për Barcelonën pavarësisht se po përpiqet ta realizojë atë”
Ka ardhur si rrufe ne qiell te hapur lajmi i Fabrizio Romanos para pak minutash teksa konfirmon se tashme Lionel Messi do te vazhdoje aventuren e tij pertej Oqeanit duke refuzuar 1 miliarde euro kontrate ne Arabine Saudite per 2 vite.
Por gjithashtu duke mos u kthyer te katalanasit qe do te provojne ndoshta huazim per disa muaj kur kampionati amerikan te jete pushim por duket shume e veshtire…
Sergio Busquets pritet te bashkohet me Lionel Messin ne Amerike. Sakaq, Gerard Tata Martino, ish-trajneri i Barcelonas dhe Argjentinas, do te behet trajner i Inter Miami, duke e pasur pikerisht Messin ne skuader.