Reginaldo Faite do të jetë një nga goditjet e Dinamos në merkaton e dimrit. Pas Sabien Lilajt, me të cilin është finalizuar me sukses marrëveshja, sulmuesi afrikan është i rradhës që do të vihet nën urdhrat e Bledi Shkëmbit.
Burime të besueshme tregojnë se edhe me ish-lojtarin e Kukësit apo të Luftëtarit ka një akord në parim dhe pritet vetëm fillimi i janarit në mënyrë që ai të vijë në Shqipëri. Një afrim i bujshëm që me siguri do të bëjë diferencën në kampionatin shqiptar.
31-vjeçari ishte në sezonin 2018-2019 pjesë e Kukësit, skuadër me të cilën arriti të shënonte 13 gola. Më parë ishte aktivizuar me Laçin duke mundur të shënojë plot 18 gola përgjatë një sezoni futbollistik.
Ditet e fundit u fol edhe per nje mundesi kalimi te tij tek Teuta, por ne fund duket se ka qene Dinamo qe ka arritur ta binde, ndoshta edhe me nje oferte financiare me te larte.