Pas tre vitesh lag fushes se blerte, Valdano Nimani ka vendosur t’i rikthehet serish futbollit te luajtur. Ish- sulmuesi i njohur i Vllaznise, Laçit por edhe i ekipeve te tjera, do te shihet perseri me kepucet e futbollit veshur.

Kjo sepse 35 vjeçari ka vendosur qe t’i bashkohet ekipit MFC Panthers i cili do te marre pjese ne kampionatin 9×9 qe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

MFC Panthers eshte i vetmi ekip shkodran qe merr pjese ne mes 36 ekipeve qe do te formojne sivjet “FSHF Sunday League” dhe per kete arsye, drejtuesit e tij kane menduar te kene ne rradhet e tij edhe ish- futbolliste te njohur.

Njeri prej tyre eshte pra edhe Ninami. Ai ka luajtur deri para 3 vitesh futboll, ndersa me pas nisi rrugen e trajnerit te moshave, por kjo nuk do ta pengoje qe çdo jave te jete ne fushe duke luajtur edhe ne kampionatin e ri.

Ne fakt FSHF Sunday League eshte nje kampionat shume interesant ku mblidhen shume ish- futbolliste te cilet vazhdojne ta dashurojne kete sport edhe pas mbylljes se karrieres dhe duan te jene perseri ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/