Flamurtari arriti te ngjitet ne Kategorine e Pare kete sezon. Tashme, klubi vlonjat ka nisur pergatitjet per sezonin e ardhshem.
Keshtu, sipas te gjitha gjasave, Xhevahir Sukaj do te jete drejtori i ri sportiv i Flamurtarit, teksa eshte perzgjedhur nga presidenti Sinan Idrizi. Ne fakt, ne Vlore po synojne nje drejtor teknik qe ka njohuri ne futbollin shqiptar dhe i perzgjedhuri i Flamurtarit eshte Xhevahir Sukaj.
Nje gje e tille konfirmohet edhe nga burime te “Shkodra Sport, teksa drejtuesit e klubit vlonjat kane zgjedhur ish-sulmuesin shkodran per kete post, i cili do te provoje keshtu aventuren e pare si drejtor teknik ne nje ekip.
Zyrtarizimi pritet te behet ne ditet ne vijim, teksa ne Vlore besojne se ai mund t’u sherbeje.
Nga sa mesohet, kreu i klubit Sinan Idrizi per ta bindur, i ka thene se do te kete dore te lire me merkaton, teksa poashtu administratori Idrizi e ka garantuar Sukajn se do te vijoje bashkepunimin edhe me lojtaret e tjere shkodrane, si Gocajn, Pjeshken dhe Ramadanin.
Kujtojme ketu se i njejti rol iu dha edhe nje vit me pare Sukajt, kur Flamurtari ishte ne Kategorine e Dyte, por ish-sulmuesi nuk e pranoi.
Maringlen ZHIVANI