Andre Silva është kthyer përsëri në një nga emrat më interesatë të panoramës së futbollit europian. Sulmuesi portugez, pas një kalvari vuajtjesh mes Italisë dhe Spanjës, ka gjetur përsëri nuhatjen para portës dhe tashmë po shënon me një ritëm që në Bundesligë e kalon vetëm Robert Levandovski.

Sulmuesi ra në sy në edicionin vitin 2016 kur me fanellën e Portos shënoi 16 gola e dha 5 asiste, edhe pse vetëm 21 vjeçar. Milani pagoi 38 milionë euro për kartonin e tij, pro ajo që transferoi në Itali ishte një kopje e keqe e lojtarit, i cili me fanellën e famshme të Inzagit mbi shpinë do të kujtohet vetëm për 2 gola në 24 ndeshje si kuqezi. Për shumëkënd, ishte mallkimi i fanellës, që nuk ka parë që atëherë një trashëgimtar të denjë të shënojë si italiani.

Edhe etapa e tij te Sevilja nuk ishte ndër më të lumturat, edhe pse nisi me disa gola të njëpasnjëshëm. Huazimi i tij përfundoi mes akuzave se kishte bërë sikur ishte i dëmtuar vetëm për të ikur nga klubi. Fati i tij ishte vendimi për t’iu bashkuar Eintraht Frankfurt në Bundesligë. Atje ai gjeti menjëherë nuhatjen para portës dhe në sezonin e parë realizoi 12 gola në 29 ndeshje.

Këtë vit, po bën shumë më mirë, pasi ka shënuar 16 gola në 18 ndeshje të luajtura, duke lënë pas Haland që ka 14 të tillë. Vetëm Levandovski (24) ka bërë më mirë se Andre Silva i cili po bën të gëzojnë tifozët e tij dhe kritikët të ndërrojnë mendje, pasi e quajtën zhgënjim atë të cilin Kristiano Ronaldo e vlerësoi dikur si pasardhësin e tij. /vipsport/