Vllaznia do te luaje neser ndaj Laçit ndeshjen e rradhes per kampionat dhe ne Shkoder jane duke e pritur me shume interes kete sfide. Kuptohet qe te gjithe presin fitoren, pavaresisht se perballe do te kene nje kundershtar shume te forte, i cili po kalon gjithashtu nje moment te mire.

Ne kampin shkodran nderkohe ka nje mungese te rendesishme, ate te mesfushorit Krymi qe eshte pezulluar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplines pas kartonit te kuq te marre ndaj Partizanit.

Kuptohet qe nje mungese e tille do te kete ndikimin e vet sepse lojtari ka shume peshe ne lojen e kuqebluve, por nga ana tjeter, nje shqetesim per stafin teknik ka krijuar gjendja shendetesore e Mavlan Adili.

Mbrojtesi shqiptar nga Shkupi ka ndjere disa shqetesime muskulare dhe si rrjedhoje ne dy ditet e fundit ka zhvilluar vetem stervitje indiciduale pa ngarkese.

Megjithate qendermbrojtesi pritet te jete ne fushe neser ndaj Laçit sepse nuk ka si te jete ndryshe. Adili eshte nje nga lojtaret qe nuk do ia lejonte kurrsesi vetes mungesen ne nje sfide te tille./SHKODRA-SPORT.COM/