Sulmuesi Bekim Balaj gjeti sot rrugën e rrjetës nga 11 metërishi ndaj Partizanit. Ai u shpreh se lufta vijon në të dyja frontet, dhe se duhet të punojnë më shumë për të arritur objektivat.

“Jam i lumtur për golin, por doja shumë që ai gol të vinte me një fitore, por nuk ia arritëm dot. Më vjen keq edhe për Malën, që u dëmtua në momentin e tij më të mirë dhe i uroj shërim të shpejtë. Nuk duhet të lëmë pikë rrugës, aq më tepër në shtëpi, për të ndjekur ritmin e skuadrave të kreut.

Duhet vlerësuar maksimalisht çdo ndeshje, na duhet një marrsh më shumë për të arritur objektivat. Luftojmë edhe në Kupë edhe në kampionat. Kam komunikuar më Salihin dhe çdo këshillë e tij është me vlerë. Kur ta takoj e pres çdo këshillë të tij.

Frikë nga humbja? Për të arritur objektivat duhet të marrim më shumë përsipër, duhet të rrezikojmë më shumë. ndoshta jashtë fushe edhe mund të jemi stepur nga frika e humbjes, por duhet të shtojmë edhe një marsh për të arritur objektivat, sepse jemi në një pikë të sezonit kur nuk falen gabimet.

Emocionet te penalltia nuk ishin shumë të mëdha, e ndjeja që do shënoja sot. Për fat edhe babai ishte sot në stadium dhe arrita që të shënoja. Edhe po të ishte Marku në fushë, sot do të më toleronte te penalltia. Kupa? Është një objektiv që duhet ta arrijmë, kemi marrë një fitore në ndeshjen e parë, por gjithçka është e hapur”, u shpreh ai për “Oversport”.