Tirana-Laçi dhe Vllaznia-Partizani ishin dy duelet e ditës së sotme që mbyllën siparin e javës së 25-të të Superiores që prodhoi rezultate surprizë. Kampionët e Tiranës me triumfin 3-2 të arritur ndaj Laçit në “Elbasan Arena”, rimorën kryesimin, duke parakaluar Partizanin, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Vllaznisë.

Ndërkohë vendi i tretë dhe i katërt ndahen mes Egnatias dhe Vllaznisë që kanë kuotë të barabartë pikësh 37 secila. Pavarësisht humbjes ndaj Erzenit, rrogozhinasit e Tetovës, mbajnë vendin e tretë me 4 pikë më pak se vendi i dytë.

Ndërkohë moment të vështirë duket që po kalon Laçi, që në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar 4 humbje, duke u katapultuar në vendin e 8-të. Skuadra më një formë e momentit padyshim që është Kukësi me 3 fitore radhazi. Verilindorët po i largohen zonës së ftohtë dhe momentalisht janë pozicionuar në vendin e gjatë me 34 pikë, 2 më pak se Erzeni i vendit të pestë.

Tabela mbyllet nga Kastrioti dhe Bylisi, respektivisht me 24 dhe 27 pikë.


REZULTATET E JAVËS SË 25-TË

TIRANA-LAÇI 3-2

VLLAZNIA-PARTIZANI 1-1

ERZENI-EGNATIA 2-1

KASTRIOTI-TEUTA 0-0

KUKËSI-BYLIS 2-0