Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo në këto 15 vitet e fundit kanë “sunduar” futbollin. Shumica e trofeve më të mëdha të Europës kanë shkuar drejt skuadrave ku ata luajnë dhe shkaku kryesor është sigurisht talenti i kësaj dysheje të paharrueshme. Shumë i rendisin te më të mirët në histori dhe Pele e Maradona deri tani e kanë pasur të vështirë vendosin veten mbi Ronaldon e Mesin.

Por është dikush, që e bën dhe thotë se është më i mirë se ata të dy e Nejmar. Edilson da Silva Ferreira është një futbollist brazilian, i cili në fakt nuk ka arritur të depërtojë në elitën e futbollit europian, por regjistron vetëm një eksperiencë të shkurtër në Portugali me Benfikën dhe ka shëtitur vetëm në skuadra latine, kryesisht braziliane.

48-vjeçari ka deklaruar për mediet braziliane se ai në kulmin e karrierës ka qenë më i mirë se Mesi e Nejmar dhe e përdor topin më mirë se Ronaldo. Sipas tij, që kjo dyshe të bëhen më të mirë se ai, duhet të fitojnë Kupën e Botës. Nuk e dimë sesi e sheh veten e tij Edilson, por kjo deklaratë është “gallatë”.

”Kur isha në kulmin e formës time kam qenë më i mirë se Nejmar. Ai duhet të fitojë Kupën e Botës që të jetë më i mirë se unë. Unë kam personalitet dhe sigurisht e njëjta gjë vlen dhe për Leo Mesin. Kristiano Ronaldo është shumë i fortë, luan me të dy këmbët, por unë kam qenë më i zoti se ai me topin”, u shpreh Edilson. /vipsport/