Një ngjarje e pazakontë është mësuar para fillimit të derbit mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania”.

“Panorama Sport” mëson se policia e kryeqyteti, në kontrollin rutinë që ndodh në impiant para sfidës ka zbuluar një sasi fishekzjarrësh në impiant.

Me sa duket, tifozët kanë fshehur fishekzjarrët në impiant që para ndeshjes. për të shmangur kontrollet në hyrje të stadiumit, pasi dihet që janë të ndaluara dhe do t’u konfiskoheshin në hyrje.

Por plani këtë radhë ka dështuar, pasi mësohet se një sasi fishekzjarrësh është gjetur dhe sigurisht është hequr nga impianti para fillimit të ndeshjes.