Vllaznia U20 e volejbollit te femrave eshte fituese e Kupes “Rinia” te ketij sezoni. Ne ndeshjen finale ajo ka fituar me rezultatin e paster 3-0 ndaj ekipit te Apolonise se Fierit.

Takimi final i kesaj kupe eshte luajtur pasditen e sotme ne sallen sportive “Feti Borova” te kryeqytetit dhe eshte ndjekur me interes nga tifozerite e te dy ekipeve.

Vajzat shkodrane te drejtuara nga trajneri Ferdinand Bardeli jane treguar me te sakta duke i fituar te tre setet e kesaj ndeshje, por duhet thene se fitorja nuk ka qene aspak e lehte sepse gjate gjithe kohes, fieraket jane munduar te rivalizojne denjesisht.

Megjithate ne fund ka fituar talenti i volejbollisteve te Vllaznise te cilat premtojne shume per te ardhmen dhe jo me kot, presidenti Zekja beson shume tek ky element.

Vllaznia U20 pas Kupes “Rinia” padyshim qe do te synoje te fitoje edhe titullin kampion dhe ne fakt e meriton sepse ka nje grup lojtaresh shume cilesore.
Gjergj KOLA