Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE pat tentuar edhe Vllaznia, sulmuesi i njohur firmos për dy vite...

E pat tentuar edhe Vllaznia, sulmuesi i njohur firmos për dy vite me Prishtinën

Klubi i Prishtinës në Kosovë ka prezantuar ditën e sotme ish-sulmuesin e Drenicës, Kreshnik Uka. Ai ishte njëri prej golashënuesve më të mirë sezonin e kaluar me skuadrën e Drenicës, ku nga 27-paraqitje ka shënuar 20-gola.

“Shkodra Sport” ka mësuar se më parë, Uka ka pasur bisedime edhe me Vllazninë, për një transferim të mundshëm në Shkodër, por duket se sulmuesi ka dashur ta vazhdojë karrierën e tij në Superligën e Kosovës.

27-vjeçari ka firmosur kontratë dy-vjeçare me Prishtinën, të cilës prej ditësh i është bashkuar në fazën përgatitore, teksa në dy ndeshjet e para miqësore të ekipit të tij të ri, Kreshnik Uka ka realizuar edhe dy gola me fanellën e Prishtinës.

Perpos Ukes, Vllaznia ka qene shume prane edhe futbollistit tjeter te Prishtines, Endrit Krasniqi, por ne fund ai ndryshoi mendje duke vendosur te qendroje tek kjo skuader, ndryshe nga ish- kapiteni i tij Lorik Boshnjaku qe tashme eshte bashkuar pjese e kuqebluve.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments