Portugezi duket se do të qëndrojë në Angli.

Një mik i ngushtë i Cristiano Ronaldos, mes pasigurisë rreth të ardhmes në Manchester United, duket se ka lënë të kuptohet për klubin e ardhshëm të lojtarit.

Sulmuesi portugez ka qenë subjekt i spekulimeve intensive për transferimin që kur kërkoi të largohej nga Old Trafford këtë verë dhe agjenti i tij filloi të shikonte opsione të tjera.

Chelsea pavarësisht blerjes së Raheem Sterling, nuk përjashton blerjen e një tjetër sulmuesi. Thomas Tuchel nuk mund t’i rezistojë tundimit për të rritur sulmin e tij përpara sezonit të ri.

E duke gjykuar nga aktiviteti i gazetarit të El Chiringuito, Ed Aguirre, i cili është edhe mik i Ronaldos, kalimi në Stamford Bridge nuk duket i pabesueshëm. Sipas Mundo Deportivo, Edu së fundmi ka ndjekur Chelsea në Instagram.

Ishte Aguirre ai që në një kohë ishte i pari që njoftoi se Cristiano Ronaldo vendosi të largohej nga Madridi. Kështu, tifozët e morën këtë sjellje të gazetarit si aludim për klubin e ardhshëm të portugezit. Një përdorues madje shkroi: “Faleminderit që konfirmuat transferimin e CR7 te Chelsea.

Cristiano Ronaldo bëri 30 paraqitje për Man United sezonin e kaluar, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 3 asistime.