Ne Shkoder tifozet jane ndare ne dy pjese pas marrjes se futbollistit Esat Mala nga Vllaznia. Te dy kampet e vleresojne lojtarin nga Prizreni per vlerat e tij, por ata qe kundershtojne kete blerje ndalen me se shumti tek fakti qe skuadra nuk kishte nevoje per nje mesfushor.

Pjesa tjeter jane te lumtur qe nje futbollist me te tilla karakteristika do te jete pjese e kesaj skuadre duke e ndihmuar ate per te arritur objektivat e saj ne sezonin e ri futbollistik.

Me keta te fundit rreshtohet edhe nje emer i njohur i futbollit shqiptar si Skerdi Bejzade. Duke komentuar ne nje nga shkrimet rreth afrimet e Males te skuadra shkodrane, ka bere nje koment shume interesant qe natyrisht do t’i gezoje edhe tifozet kuqeblu.

“Vllaznia del kampion kete sezon, ka bere zgjedhjen e duhur. Mesa shoh une keto te Partizanit s’dijne çfare bejne, jane pa plan”- shkruan lojtari i cili ne karrieren e tij ka luajtur per te dy skuadrat.

Bejzade nderkohe vazhdon te jete tifoz me te dy skuadrat edhe tani qe jeton ne Gjermani, por per sezonin e ri duket se favorizon me shume kuqeblute per fitimin e titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/