Arbitrat shqiptar, po fitojnë besimin e UEFA-s nga sezoni në sezon. Pas Enea Jorgjit, edhe kryesorë të tjerë si Hamiti apo Xhaja, janë duke u konfirmuar në arenën evropiane.

Së fundmi arbitrit nga kryeqytetit Xhaja, i është besuar dueli i “Play Off”-it të Ligës së Konferencës mes Djurgarden dhe APOEL Nikosias.Ndihmës të Xhajës do të jenë asistentët Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari, ndërkohë që gjyqtar i katërt do të jetë Kreshnik Bajramaj.

Dueli mes Djugarden dhe APOEL Nikosias, do të zhvillohet në stadiumin “Tele 2 Arena” të Stokholmit, më 17 gusht në orën 18:45. Nje vleresim i tille nga UEFA padyshim qe eshte nje tregues i rritjes se nivelit per arbitrat shqiptare.

Madje, ndonese ne pamje te pare ata jane shume te kritikuar per menyren si arbitrojne ne futbollin shqiptar, kur dalin jashte, ndryshojne teresisht dhe si rrjedhoje marrin edhe vleresime pozitive.