Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ishte i nervozuar në konferencën para ndeshjes me Crystal Palace, pasi u pyet se si do të përgjigjej pas fillimit të dobët kundër Fulhamit.

Një paraqitje jo e mirë në ndeshjen hapëse të Liverpoolit në kampionat kundër Fulhamit, ku barazuan me rezultat 2:2 e la të nervozuar trajnerin gjerman, duke e futur atë në dyshime për stabilitetin e skuadrës së tij qysh në fillimet e sezonit.

Skuadra e porsapromovuar në Premierligë i shkaktoi probleme serioze në ndeshjen hapëse, madje duke udhëhequr dy herë në ndeshje me golat e serbit Aleksandar Mitrovic. Liverpool u kthye në ndeshje me të inkuadruarin në lojë në pjesë të dytë, Darwin Nunez, i cili shënoi fillimisht e pastaj asistoi për Mohamed Salah, por ishte e pamjaftueshme për të kuqtë që të dalin me pikët e plota.

Në konferencë për shtyp, një gazetar e pyeti Kloppin se cili është plani për skuadrën pas fillimit të ngadaltë, gjë që e acaroi qartë gjermanin.“Kjo është e lehtë. Kjo pyetje është paska e pakuptimtë. Nuk është fillim i ngadaltë.”

Gazetari sugjeroi se ndoshta është një model që u shfaq në fund të sezonit të kaluar, për të cilin Klopp u përgjigj: “Ju nuk mund ta krahasoni këtë. Jeta juaj është shumë e lehtë. Pas 55 ndeshjeve të luajtura dhe ju vini më thoni ‘oh ky është një fillim i ngadaltë’. Çfarë dëshironi nga unë?

Këto janë komplet situata të ndryshme, dhe ky është vetëm fillimi i sezonit, ju premtoj.” Klopp kishte disa fjalë edhe për motin

Liverpooli do të përballet me Crystal Palacen të hënën në mbrëmje në Anfield Road, dhe temperaturat pritën të arrijnë deri në 35 gradë celsius. I pyetur se sa do të ndikojë në paraqitjen e skuadrës, Klopp tha se është shumë më mirë kur luajnë natën.

“Është shumë më mirë të luash në mbrëmje se në çdo kohë tjetër, por për Crystalin është i njëjti avantazh. Sigurisht koha e ndeshjes është shumë komode.”

Gazetari që bëri pyetjen sugjeroi se Liverpool po ndihmohej me orar më të mirë, dhe kjo sërish e tërboi trajnerin gjerman, duke iu kthyer ashpër “A është kjo ajo që nxirrni nga kjo situatë.”

“Pasi ndeshja luhet natën, kjo bëhet garë më e ndershme. Nëse ne do të luanim natën dhe Crystal Palace do luante në vapë, do ishte avantazh i vërtetë, kështu që kjo ndeshje është vetëm lojë gjatë natës dhe jo në vapë të madhe”, u përgjigj Klopp i acaruar.