Rejnaldo Troplini zyrtarizon largimin nga ekipi i Erzenit. Revolucioni që po bën ekipi shijakas ka prekur edhe një pjesë të madhe të lojtarëve që kontribuan për realizimin e një ëndrre të madhe, ngjitjen në Superiore. Pas 8 vitesh Troplini largohet nga ekipi i Erzenit.

Troplini mbajti dhe shiritin e kapitenit te Erzeni, ku jepte kontributin prej vitit 2014. Trajneri Xhevahir Kapllani ndërkohë vazhdon përgatitjet për Superioren, me pjesën tjetër të skuadrës.

Statusi i plotë i Rejnaldo Troplinit:

“Me zemer te thyer ju njoftoj qe nga sot nuk jam më pjese e ekipit tim te zemres Erzeni

Plot 8 vite

Erdha nga Superliga ne Shijak ne vitin 2014 ne kategorin e dyte duke luajtur ne fusha me balte , ja dolem duke e ngjitur ne kategorin e pare me shume sakrifica. Qendruam per 7 vitesh ne kategorin e pare , qendruam ne 2 – 3 ekipet me te mira edhe pse kishte shume pengesa qendruam te forte derisa u ngjitem dhe ne kategorin superiore . Per Erzenin tim derdha lot , derdha gjak , sakrifikova pa fund , vura Ekipin para vetes time , para shendetit tim , lash koken per Erzenin , lash duart per Erzenin , lash kembet per Erzenin , lash zemren per Erzenin , lash Shpirtin per Erzenin.

Ishte Troplini qe nuk mendoj asnjehere per veten e tij per shendetin e tij duke luajtur i demtuar dhe nuk u ankonte asnjehere, nuk u justifikonte kurre ,ishte Troplini qe refuzoj cdo vit shum oferta nga superliga , kategoria pare . Isha une, qe hoqa dore nga karriera ime vetem per Erzenin. Kur te gjithe u larguan ishte Troplini ai qe qendroj , do thoni ju pse qendroj ? Qendoroj sepse dashuria per Erzenin per qytetin e Shijakut , per ngjyrat eshte shum e madhe, jam shum patriot dhe do jem gjithe jeten time.

Ishte Troplini qe refuzoj ekipet e superliges dhe miliona do thoni ju pse ? Sepse sme kane interesuar asnjehere , nuk isha te Erzeni per para , isha per ta ngjitur sa me larte , isha per fanel , isha per tifozat , isha per qytetin . Ishte Troplini qe ne fushat me te veshtira sju ka tremb syri sepse kam gjak Shijaksi . Isha un ai qe per 6 dite nuk dilja nga shtepia kur humbisnim derisa te vinte ndeshja rradhes qe te fitonim ,Sepse njeriu per fytyre e seder jeton me kete parim kam ecur gjithmone ne jete dhe do vazhdoj te eci gjithmone.

Dua te falenderoj te gjithe Tifozerin Shijakse per mbeshtetjen ne gjithe kto vite qe kemi kaluar se bashku ,ju jeni dhe do jeni gjithmone familja ime do keni gjithmone vend ne zemren time ,Kapiteni luajti per fanel ,luajti per ju ,Kapiteni nuk ju tradhtoj kurre ju betohem. Kapiteni nuk u ble as nuk u shit kurre , Kapiteni e respektoj ne maksimun fanelen. E them me plot goje jeni tifozeria me e mire ne bote per mua . Ju dua shum gjithmone njeri prej jush. Dua te falenderoj te gjithe Legjendat e Erzenit qe me kan keshilluar dhe me kan vlersuar gjithmone.

Dua te falenderoj te gjithe shoket e mi , ish tranjeret ish drejtuasat ,doktorrat , puntoret e fushes. Largohem me koken lart sepse me don i gjithe Shijaku, largohem me koken lart, sepse premtimet i mbajta duke u ngjitur dy kategori me lart isha i vetmi qe nga viti 2014 e deri tani 2022. Nuk e meritoja kete padrejtsi qe me bete, nuk e meritoja sepse nuk do te vijne më lojtar Erzenit qe luajne per fanel, Nuk do i vijne, sepse te gjithe shohin interesat e veta karrieret e tyre kurse Troplini dha shpirtin per Erzenin pa asnje lloj interesi , Dhe nuk pendohem kurre sepse e kam bere me pasterti me zemer , me ndjenje, me shpirt .

Jan shum gjera per tu then por po e mbyll ketu me shprehjen “Mosmirnjohja esht vyrtyti me i keq i nje njeriut “

Gjithmone njeri prej jush RT9

Forca Erzeni”.