Stenio Junior do e vazhdojë karrierën e tij në Tajlandë. Ish- sulmuesi i Partizanit kishte mbetur pa kontratë, ndërsa ofertat për të nuk munguan nga Shqipëria dhe Kosova. Nje nder ekipet qe u perfol se kishte shprehur interes per te ishte edhe Vllaznia, por gjerat kane marre rrjedhe tjeter.

SuperSport tregon se mungon vetëm firma, ndërsa akoma nuk bëhet zyrtar emri i ekipit aziatik. Kujtojmë se Junior u afrua te Partizani në merkaton e dimrit të sezonit 2020/21, ndërsa u shndërrua në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit.

30- vjeçari ja doli këtë sezon të shënojë 13 gola dhe të japë 7 asistë në Abissnet Superiore, nga ku Partizani siguroi pjesëmarrjen në Conference League. Të kuqtë nuk arritën ta bindnin për të qëndruar, kështu që tashmë mbetet ta shohin të luajë në kontinent tjetër.

Vllaznia u mundua te perfitonte nga kjo gje, por duket se Stenio Junior e ka pase mendjen per te zgjedhur nje kampionat tjeter prandaj dhe eshte shume prane firmes ne Tajlande.

Stenio Junior vitet më të bukura të karrierës i kaloi te Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, kampionat ku veshi edhe fanellën e Pelister Bitola.

Ai ka luajtur më parë edhe në kampionatet e Letonisë (Riga) dhe Bullgarisë (Litex Lovech), teksa në vendlindje e nisi te Horizonte./SHKODRA-SPORT.COM/