Mes dilemash per te vazhduar bashkepunimin me Vllaznine apo per te pare ofertat e tjera, sulmuesi brazilian Victor da Silva u largua nga Shkodra e Shqiperia nje dite pas fitores se Kupes te Shqiperie. Per momentin vazhdon te jete me pushime ne Spanje, aty ku po shijon rrezet e ngrohta te diellit.

Nderkohe sigurisht qe mendjen e ka edhe tek e ardhmja dhe skuadra me te cilen do te luaje ne sezonin e ri. Te Vllaznia kane deshire te vazhdojne bashkepunimin me te, nderkohe menaxheri i lojtarit diten e djeshme per gazeten tone knnfirmoi lajmin se ne adrese te Da Silves ka ardhur nje oferte nga Arabia.

Per te mesuar me shume ne lidhje me ekipin e tij te ardhshem, “Shkodra Sport” ka kontaktuar pasditen e sotme me lojtarin i cili ka pranuar me kenaqesi te jape nje interviste per gazeten tone, te cilen mund ta ndiqni me poshte:

– Vick, ende me pushime?

Natyrisht qe po.


– Por sezoni po afron dhe natyrisht do te jesh duke menduar per te ardhmen. Ku do te luash?

Te shohim, ende nuk kam vendosur asgje.

– Nund t’iu shohim serish me fanellen e Vllaznise?

Akoma nuk e di. Me duhet te flas me pare me presidentin.

– Ju keni deshire te vazhdoni te luani per Vllaznine?

Gjithçka varet nga kushtet e kontrates se re qe do me ofrojne.

– Por menaxheri juaj na ka thene dje se keni edhe nje oferte nga Arabia. Eshte e vertete kjo gje?

Mund te konfirmoj faktin se kam oferta të ndryshme si nga Arabia ashtu edhe nga Katari dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe.


– Per t’u rikthyer te Vllaznia, i lumtur qe me te, ne dy vite keni fituar dy here Kupen?

Shumë i lumtur. E merituam pas gjithë vuajtjeve të muajve të fundit. Skuadra ka qenë gjithmonë në gjendje të japë maksimumin në ndeshje të rëndësishme dhe nuk kam pasur asnjë dyshim edhe për fitoren në finale.


– Cili eshte momenti juaj me i bukur ne keto dy vjet te Vllaznia?

Dy fitoret e Kupës, sepse mbërrita te Vllaznia pikerisht ne ate kampionat kur ajo luajti ne play-out për të qendruar ne kategori. Tashme jemi ne nje situate tjeter dhe jam i lumtur qe jam një nga elementët qe ka ndihmuar per te rritur emrin e Vllaznisë aty ku e meriton te jete. Për mua është një kënaqësi e madhe dhe krenari që kam ndihmuar per te rikthyer entuziazmin në qytetin e Shkodrës, tifozet e te cilit janë shumë të apasionuar pas futbollit.

– Jane keto motive te mjaftueshme per te vazhduar bashkepunimin me Vllaznine?

Ka gjëra të tjera që duhet të diskutojmë. Nëse gjejmë një marrëveshje që i bën të lumtur të dyja palët, pse jo do kisha dashur ta vazhdoja kete bashkepunim./SHKODRA-SPORT.COM/