Po luan sezonin e tij te dyte me Vllaznine dhe gjithnje eshte munduar te jape me te miren. E kemi fjalen per nje nga titullaret kuqeblu, futbollistin nga Prishtina Lorik Boshnjaku. Ai ka dhene se fundi nje interviste per mediat teksa ka zbuluar edhe nje fakt, ate te nisjes se bisedime per rinovimin e kontrates.

“Kam edhe këto dy muaj me Vllazninë. Jemi në bisedime me klubin dhe të shohim se çfarë do të bëjmë. Do të isha shumë i kënaqur po ta mbyllja me trofe, sepse ka qenë synimi im që kur kam ardhur këtu. E dija që vij në një klub që lufton për trofe”, ka deklaruar Boshnjaku.

Ish- futbollisti i Prishtines nderkohe eshte ndalur te flase edhe per ndeshjen e rradhes, ate qe Vllaznia do te luaje diten e shtune ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit te Laçit, per te cilen eshte shprehur:

“Duke parë ecurinë e kampionatit deri në këtë moment, me rezultate të befasishme, do të thosha se nuk ka ndeshje të lehta. Laçi ka ekip të mirë, por na favorizon pak fakti që ndeshja do të luhet në Shkodër. Mendoj se po të kemi të njëjtin përqendrim si në ndeshjen me Partizanin, do të fitojmë. Duhet të shohim punën tonë, jo se çfarë bëjnë të tjerët”./www.shkodrasport.com/