Futbollistët shkodranë janë të hapur nëpër të gjithë Shqipërinë, teksa ata luajnë në Superiore, por edhe në Kategorinë e Parë. Pikërisht, në këtë të fundit, ditën e djeshme ka spikatur Denis Pjeshka, i cili ka qenë një ndër protagonistët kryesorë në fitoren e thellë të Flamurtarit ndaj Dinamos në shifrat 5-1.

Në këtë rezultat, kontributin e tij e ka dhënë edhe futbollisti shkodran, i cili ka shënuar golin e parë të ndeshjes, edhe pse nuk luan si sulmues. Kujtojmë këtu se, ky futbollist më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Vllaznisë, por për arsye të ndryshme u largua nga ekipi
shkodran.

Tashmë, ai po luan për ekipin e Flamurtarit, aty ku po bie në sy me paraqitjet e tij. Këtë e tregon më së miri edhe fakti se është një titullar i rregullt i formacionit të trajnerit Marcelo Troisi.

Nderkohe si titullar po luan edhe Ramadani nderkohe qe shkodrani tjeter Olsi Gocaj eshte ne fazen e rikuperimit te nje demtimi qe ka pesuar para disa kohesh dhe shume shpejt pritet t’i bashkohet ekipit ne stervitje.
Maringlen ZHIVANI