Gjate veres emri i tij u lakua shume per mundesine e transferimit ne disa skuadra si brenda vendit ashtu edhe jashte, por Aleksander Trumçi mbeti tek Bylisi me te cilin ka luajtur deri sot, ne ndeshjen e fundit te ketij viti, ate ndaj Elbasani qe u mbyll ne barazim 2-2.

Por ne janar ende nuk dihet nese futbollisti 22 vjeçar shkodran do te vazhdoje te luaje me kete skuader apo jo, por gjasat jane qe te transferohet diku tjeter. Interesimi per te vazhdon te jete prezent nga disa skuadra e kete e ka konfirmuar edhe vete presidenti Besnik Kapllanaj.

Ne nje interviste te dhene per mediat pas ndeshjes se sotme, numri 1 i klubit ballshiot eshte shprehur: “Një nga lojtarët më afër për të shitur është Trumçi, ka disa oferta nga jashtë. Ka oferta edhe për Peraltën, një nga më të mirët. Kemi të gjithë lojtarë të mirë por këta dy më tepër.

Edhe Maçolli. Mund të mos bëhet asnjëri, por i premtoj Bellajt që kush do iki do zëvendësohet. Nëse nuk lëvizim në dalje, nuk kemi pse bëjmë lëvizje, kemi grup të konsoliduar, nuk kemi asnjë lloj problemi, kemi strukturë. Ndaj Bellaj të rrijë i qetë”,