Me sa duket mesfushori brazilian Bruno Arrabal nuk do të kthehet në Kategorinë Superiore. Futbollisti 29-vjeçar, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Kamzës në elitën e futbollit në vendin tonë, pritej të zbarkonte përsëri në Shqipëri, por ka ndryshuar drejtim rrugës.
Arrabal kishte një akord me Kastriotin dhe në Krujë prisnin afrimin e tij për të cilësuar si të kompletuar repartin e mesfushës për sezonin e ri. Por për çudi Arrabal është vonuar dhe sot është mësuar arsyeja pse.
Lojtari është shfaqur prej dy ditësh në stërvitje me Drenicën në Superligën e Kosovës dhe sipas “Gazeta SheshI”, futbollisti do të nënshkruajë me këtë klub për sezonin në vijim.
Kjo është një goditje e rëndë për Kastriotin që kishte bërë planet me të, e që tashmë duhet të nisë kërkimin për një tjetër futbollist me tiparet e tij për edicionin e ri.