Ne ndeshjen e kaluar ndaj Skenderbeut, ekipi i Vllaznise pati disa mungesa te rendesishme ne rradhet e tij. Nje nder lojtarët më kyç që mungoi ne ate perballje ishte mesfushori Ardit Krymi i cili kishte plotesuar numrin 4 te kartonave te verdhe dhe si rrjedhoje, ishte i skualifikuar.

Numri 6 i kuqebluve tashme do te rikthehet ne formacionin shkodran duke zene vendin e tij ne mesfushe, por nga ana tjeter do te mungoje nje tjeter mesfushor qendre i kesaj skuadre.

Behet fjale per Lorik Boshnjakun, i cili po ashtu do te mungoje per arsye kartonash. Ne ndeshjen e Korçes, ai u ndeshkua me kartonin e katert te verdhe dhe ka plotesuar numrin 4 te tyre, çka do te thote se tashme eshte rradha e tij per te mos luajtur ne takimin e rradhes.

Ndaj Skenderbeut, treshen e mesfushes e formuan Boshnjaku, Cheshmedjiv dhe Alivoda, ndersa tashme mbetet per t’u pare se di do ta formoje Memelli per sfiden e se premtes ne Kukes.

Por nderkohe perpos rikthimit te Krymit, stafi teknik i Vllaznise ka edhe nje rikthim tjeter te rendesishem, ate te mbrojtesit Geralb Smajli dhe tashme mbetet per t’u pare dhe gjendja e Hakajt apo ndonje lojtari tjeter qe eshte i demtuar./SHKODRA-SPORT.COM/