Shqipëria e femrave ka një ndeshje mjaft të vështirë kundër Skocisë në “Elbasan Arena”, aty ku do të provojë të marrë një rezultat pozitiv. Në krye të stolit të Shqipërisë, është ulur Armir Grima i cili u lirua pak kohë më parë nga akuzat për trukim ndeshjesh, duke u shpallur i pafajshëm.

Kështu, në prag të ndeshjes trajneri Grima ka publikuar listën me futbollistet e grumbulluara, ku do të tentojë të marrë maksimumin nga kjo ndeshej mjaft e vështirë. Takimi mes Shqipërisë dhe Skocisë do të luhet në datën 8 nëntor, ku në ndeshjen e parë u mundëm me goleadë.

Sa i përket listës, 8 futbolliste janë nga Vllaznia, teksa 5 vijnë nga kampionati i Kosovës. Në këtë listë, nuk mungojnë as futbollistet nga ligat e huaja teksa sërish pjesë e listës është Megi Doçi, autorja e qindra golave në kampionatin shqiptar me Vllazninë. /VipSport/