“Panthers” Shkoder merr fitoren e dyte ne kampionat. Mbremjen e djeshme ajo ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit Vater. Nje fitore e cila tregon se shkodranet e drejtuar nga Fatmir Axhani do te kene serish te njejtat ambicie per te qene mes pretendenteve edhe ne sezonin e ri.

Ne ndeshjen e mbremshme ka qene futbollisti Enes Papaj i cili ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 23-te dhe si rrjedhoje kjo pjese e pare u mbyll pikerisht me kete gol. Ne te dyten ka qene nderkohe Klevis Bebeziqi ai qe ka dyfishuar shifrat.

Dy minuta para fundit, ka qene Allaraj i cili ka shenuar te vetmin gol per ekipin Vater, por qe nuk ka mjaftuar per asgje sepse “Panthers” Shkoder ia ka dale te fitonte 2-1 dhe te merrte nje tjeter trepikesh.

Pas 4 javesh kampionat, Panthers Shkoder eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve, pas 2 fitoreve, 1 barazimi dhe 1 humbje duke mbajtur per momentin vendin e peste te renditjes ne grupin A te kampionatit “Sunday League”. Javen e ardhshme ai do te luaje ndaj Vila- L qe kryeson edhe aktualisht renditjen e kampionatit 9×9, çka do te thote se shkodranet i pret nje sfide shume e veshtire./SHKODRA-SPORT.COM/

VATER- PANTHERS SHKODER 1-2

Shenues: Allaraj ’58/ Papaj ’23, Bebeziqi ’43

PANTHERS: Lukaj, Bashi, Papaj, Zaja, Bebeziqi, Osmanaga, Axhani, Kometa dhe Tula. Trajner Fatmir Axhani.