Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Belgjikën teksa nuk mund të mos përmendej edhe çështja Eriksen.

Tekniku thekson se nuk ishte e drejtë që UEFA i riktheu në fushë, por duhej t’i dërgonte në shtëpi.

“Nuk ishte e drejtë të na vinin para një zgjedhje, të vendosnim për t’u kthyer në fushë ose për ta luajtur ditën tjetër. Nuk është korrekte kur thuhet se ne kërkuam të luanim, nuk është ashtu.

Nuk ka lidhje protokolli, një lidership i mirë shkon përtej protokollit. Në raste COVID-i, ndeshje shtyhet me 48 orë, për arrestin kardiak jo. Më e rëndësishmja ishte të na dërgonin në shtëpi atë ditë dhe jo në fushë. Shpresoj që kjo situatë të shërbejë për të ardhmen”, u shpreh Hjulmand. /VipSport/