Asnjë lojtar tjetër i skuadrave italiane nuk ka shënuar më shumë gola se slloveni Josip Iliçic për vitin 2020, i cili vërtetoi klasin e tij me 4 golat e shënuar ndaj Valencias në Champions para dy ditësh.
Në total 14 gola ka shënuar 32 vjeçari, nga të cilët 5 në Champions, 1 në kupë dhe 8 në kampionat, duke lënë pas yllin e Juventusit, Kristiano Ronaldon që ka shënuar 13.
Tashmë në Bergamo nuk e thërrasin më Iliçiç, por e quajnë “Profesori”, duke qenë se sipas tyre jep leksione për artin e futbollit.
Lumturinë që po kalon këtë vit e vërteton dhe vetë ai: “Sa më shumë plakem, aq më mirë luaj. Po kënaqem shumë,” pohoi Iliçiç.