Cilido që zotëron një shtëpi e di mirë që për ta zgjedhur duhet të bëjë compromise, mes të cilave edhe stabilizimi në rrezen e aktivitetit. Pastaj ka nga ata që për nevoja të ndryshme dhe falë burimeve më të mira ekonomike mund t’i lejojë vetes dnërtimin enjë shtëpie të dytë për t’iu përgjigjur tipologjive të tjera të ezigjencave. Është pikërisht kjo ajo që duket se dëshiron të bëjë Manchester City, të ndërtojë një kopje të qendrës stërvitore… në Londër.

“Etihad Campus” është pa asnjë dyshim një prej strukturave me të mira në botë sa i përket qëndrave sportive. Manchester City nuk është kursyer në shpenzime për ta ndërtuar dhe synoi ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dhe sigurisht që ia dolën, duke konsideruar që bëhet fjalë për një qendër sportive të pajisur me 169 fusha dhe një stadium me kapacitet 7.000 vende. Mes fushave, ka disa që janë edhe të mbuluara, ku është e mundur të rregullosh temperaturën për t’ia përshtatur kushteve të stadiumit që do të mirëpresë “Qytetarët” në ndeshjet përkatëse.

Natyrisht kjo shtëpi është disi larg nga vendet e interest të skuadrës, sepse shumica e klubeve të Premier League në fakt janë të pozicionuara në jug të Anglisë dhe sado që është kënaqësi të shkosh në hotele luksoze dhe të stërvitesh struktura gjithmonë të ndryshme, do të ishte shumë komode të kishe një bazë gjenerale, më të ngjashme me shtëpinë e parë, në qendër të zonës së aksionit. Kështu sikurse raporton “The Sun”, klubi i Manchester City duket se ka vendosur që të ndërtojë një strukturë të re në Londër.

Qendra sportive duhet të quhet “Etihad II” dhe supozohet të ketë të njëjtat karakteristika të qendrës sportive kryesore të të kaltërve. Për momentin flitet për të paktën një fushtë stërvitore, dhoma me të gjitha komoditetet dhe shtretër të klasit të parë për prenotimet dhe një mensë.

Natyrisht kjo strukturë për shumë klube të tjerë mund të jetë më mirë se qendra e tyre sportive kryesore, por duhet konsideruar se “Etihad Campus” kryesori, është një strukturë që kushton 270 milionë euro. Një imitim në miniaturë, mund të bëjë fatin e klubit dhe të garantojë një stress më të vogël dhe një optimizim për atë që i përket transferimeve dhe vështirësive që ato paraqesin./telesport/