Lajmi që ka bërë më shumë bujë mbrëmjen e sotme ka qenë ai i arrestimit të portierit të Partizanit Alban Hoxha. Një gjë e tillë është komentuar në mënyra të ndryshme në media dhe jo vetëm.

Në lidhje me këtë çështje, ka folur edhe ish-trajneri i tij Sulejman Starova, tashmë në rolin e opinionistit në “RTSH” i cili ndoshta ka dashur ta kalojë me humor një situatë të tillë.

“Mund ta ketë bërë nga hidhërimi që ka humbur skuadra në Vlorë. Nuk po jeton me situatën. Nuk është ndonjë gjë me shumë bujë, pasi u ka ndodhur dhe lojtarëve të mëdhenj.”’-është shprehur ai.

Arrestimi i portierit të të kuqve vjen vetëm pak ditë para derbit me Tiranën dhe shumëkush mendon se kjo gjë do të ketë ndikimin e vet edhe tek ndeshja.