Historitë e çuditshme në futboll vazhdojnë të jenë prezente çdo ditë e më tepër. Përmbysje të habitshme të rezultatit, probleme arbitrimesh dhe shumë gjëra të tjera. Por ka edhe më shumë. Një tifoz mund të bëhet arbitër në një ndeshje. Mund të duket e çuditshme por është mëse e vërtetë. Është një nga ato histori që rrallë herë është dëgjuar, që tifozi të zbresë nga tribuna dhe të gjykojë një ndeshje. Ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën e djeshme në Angli, në takimin mes Norëich dhe Preston, e cila përfundoi në barazim.

Arbitri zyrtar i ndeshjes, Mark Jones u zëvendësua nga gjyqtari i katërt Andy Davies për shkak të një dëmtimi. Rolin e lënë nga gjyqtari i katërt e ka plotësuar një tifoz i cili ka zbritur nga tribuna për të dhënë minutat shtesë që janë caktuar në këtë takim. Ky moment është bërë viral në rrjetet siciale pasi është një nga ato histori që nuk përsëritet shpesh herë në botën e futbollit, aq më pak kur bëhet fjalë për ndeshje zyrtare dhe të një niveli të lartë, si në rastin e djeshëm.
Dhe në fakt, kjo histori vjen nga Anglia, vendi që prodhon gjëra nga më të ndryshmet dhe nuk ka pse të mos ndodhë edhe kjo.

www.shkodrasport.com