Ylli portugez, Cristiano Ronaldo kaloi disa ditë pushime në Dubai së bashku me familjen e tij.

Nëpërmejt një fotoje të postuar në rrjetet sociale, CR7 ka mbaruar pushimet dhe është rikthyer të stërvitet.

Në foto shikohet se sulmuesi i Manchester United se afër ka dhe djalin e tij të madh, Cristiano Jr.

Poshtë fotos portugez ka shkruar edhe një mesazh shumë domethënës, ndërsa fjalët që ka zgjedhur janë: “E tashmja dhe e ardhmja”.

Talenti që djali i Ronaldos zotëron është shumë i madh dhe pritet që të jetë një yll i futbollit në vitet e ardhshme, ashtu si CR7.