Prej disa vitesh është shndërruar në një lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare.

Elseid Hysaj është shndërruar në një pikë referimi për kuqezinjtë tanë dhe karriera e tij ka qenë shumë e suksesshme teksa duke luajtur me Napolin, ka spikatur dhe është gjithnjë në vëmendje të shumë ekipeve të njohura.

Por ndërkohë, mbrojtësi shkodran duket se e ka një “peng”, atë të shënimit të golit të parë me kombëtaren shqiptare.

Për këtë arsye, në një prononcim për “Supersport” ka dhënë edhe një premtim kur ka thënë:

“Eh, mezi po e pres atë gol. Kur ta shënoj, do të bëj një muaj festë”.

Të ndodhë vërtetë kështu? E rëndësishme është që ai ta dërgojë topin në rrjetë dhe më pas, nuk ka shumë rëndësi nëse feston për një orë, një ditë apo një muaj.

Ky lojtar e meriton edhe një gëzim të tillë.
www.shkodrasport.com