HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE thonë statistikat, Vllaznia ka një arsye më shumë për të triumfuar...

E thonë statistikat, Vllaznia ka një arsye më shumë për të triumfuar sot

Vllaznia pret në orën 17.45 Flamurtarin në shtëpi, në ndeshjen përmbyllse të Kategorisë Superiore për këtë edicion.

Shkodranët do duhet të përballen më pas me fituesin e Besëlidhja-Pogradeci për të siguruar qëndrimin në elitë, pasi siç dihet u rënditen në vendin e tetë.

Ekipi i drejtuar nga Hysen Dedja kërkon triumfin sot, e në të njëjtin mendim është edhe historia.

Nëse shikojmë takimet direkte mes tyre, Vllaznia ia ka dalë t’i mposhtë vlonjatët katër herë në pesë 90-minutëshat e fundit.

Natyrisht, situata nuk është e njëjtë, pasi kemi të bëjmë me periudha të ndryshme. Se si do shkojë gjithçka sot, kjo mbetet për t’u parë./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments