Ishte protagonisti i fitores së Tërbunit javën e shkuar me golin e tij. Rrjetë që i dha fitoren pukjanëve në shifrat 1-0 kundër Apolonisë.

Po flasim për Anderson Filipi, i cili në një prononcim së fundmi në median lokale të Shkodrës, Star Plus foli për këtë takim, por edhe objektivat e ardhshëm të ekipit të drejtuar nga Elvin Beqiri.

Filipi u shpreh duke thënë: “Ishte një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën tonë. Na mungonte një sukses i tillë prej disa kohësh dhe tashmë skuadra është më e çliruar pas këtij suksesi.

Gjithashtu jam shumë i gëzuar që goli im ndihmoi skuadrën për marrjen e pikëve të plota, pasi ndryshe nuk kishte vlerë. Shpresoj shënoj edhe në takimet që do vijojnë dhe të justifikoj besimin e stafit.

Trajneri Beqiri ka ndërtuar një ekip shumë të fortë ku ka përzier elementin e eksperiencës me atë të ri. Ndeshja e rradhës do jetë kundër Shkumbinit në transfertë ku patjetër ne do shkojmë për një rezultat pozitiv dhe për të vijuar këtë formë të fundit”.
Endri ÇINARI