Erdhi me deshiren e mire per te treguar vlerat e tij, por ka hasur jo pak probleme dhe si rrjedhoje nuk ka gjetur hapesirat e duhura dhe per kete arsye eshte larguar nga kjo skuader. E kemi fjalen per shkodrani Visard Fikaj.

Mesohet se Lushnja ka filluar që tashmë merkaton e janarit, por jo me afrime. Lushnjarët së fundmi ka larguar një lojtar. Sipas “Futbolli në Shqipëri”, Visard Fikaj ka ndarë rrugët me ekipin e Lushnjës.

Mesfushori ka qenë i pakënaqur me minutat që ka patur në dispozicion këtë sezon dhe ka vendosur të largohet pas 10 ndeshjes të luajtura. Por ky nuk pritet të jetë largimi i vetëm nga Lushnja.

I rritur ne Greqi, Visard Fikaj ka qene pjese e Akademise se Aris Selanik me te cilen ka luajtur deri ne moshen 19 vjeçare dhe me pas eshte transferuar ne Portugali ku eshte bashkuar me skuadren Lusitano VRSA. Aventura e tij e re tek Lushnja perfundoi ne menyren jo te duhur, por kjo nuk do ta merzise sepse 22 vjeçari do te tentoje nje tjeter, ku te beje mire./SHKODRA-SPORT.COM/