Thomas Strakosha ishte nga më të mirët në fushë për Lacion në ndeshjen ndaj Juventusit, edhe pse në fund, të kaltrit dolën të mundur nga Torino.

“Tuttomercatoëeb”, ka zgjedhur notën 6.5 për gardianin shqiptar, dhe shkruan: “Pret mirë me duar në disa raste, ndonjëherë i beson shumë edhe këmbëve.

I jashtëzakonshëm përballë Ronaldos, por në rastet e golave nuk ka çfarë të bëjë më tepër.”

Ndërkohë, tek Juventusi Kielini dhe Pjaniç, vlerësohen të dy me notën 7, mbrojtësi si një “mur” në prapavijë, ndërsa boshnjaku për teknikën e jashtëzakonshme në lojë, por edhe tek momenti i golit.

Ronaldo vlerësohet me notën 6, ku pjesa e parë ishte në hije, ndërsa në të dytën e gjeti veten më mirë, por as shokët e tij nuk i shfrytëzuan ato pak raste që i krijoi.