Pas nje viti aventure te suksesshme ne Mal te Zi me ekipin e Jezeros, sulmuesi shkodran Ndue Mujeci nga dita e sotme eshte bere pjese e nje ekipi te ri ne Kosove.

Nga sa mesohet 29 vjeçari ka firmosur nje kontrate me ekipin Liria e Prizrenit dhe ne vijim te sezonit do te jete pjese e kesaj skuadre me objektivin per ta ndihmuar ate te arrije objektivat.

Mujeci ne kete menyre e zgjeron gjeografine e kampionateve ne te cilat ka luajtur teksa e ka nisur ne Shqiperi, fillimisht me Vllaznine e me pas me Aden, per te kaluar Kosove me vone e me tej ne Letoni, ne Bullgari, Gjeorgji, Qipron Turke, Hong Kong, Maqedonine e Veriut dhe Mal te Zi.

Nje sulmues i cili preferon gjithmone aventurat e tij dhe si i tille ka nisur nga sot nje tjeter me ekipin e Lirise se Prizrenit./SHKODRA-SPORT.COM/