Një nga pikat e forta të Vllaznisë ka të bëjë me faktin se në transfertë janë më të mirët e kampionatit.

Në 7 ndeshje jashtë, ekipi verior ka grumbullar 12 pikë. 2 pikë më pak sa i përket transfertave, ka Partizani. Vlen të përmendet fitorja e Vllaznisë, në transfertë ndaj Kukësit, me rezultatin 1-2.

Kjo tregon se ekipi i drejtuar nga Mirsad Jonuzi i merr më seriozisht ndeshjet jashtë, sesa brenda.

Ndeshja e rradhës është pikërisht në transfertë, përballë Skënderbeut.  Vllaznia vjen në ktë sfidë me një mungesë të rëndësishme, si ajo e Emerson./newsport/