Dritan Mehmeti do të largohet nga Partizani në fund të sezonit. 42-vjeçari mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Ilir Dajës, ndërsa aventura e tij do të jetë deri në përfundim të këtij edicioni. Gazetari, Gjergji Stefa në emisionin “Gol pas Goli”, ka zbuluar se drejtuesit e Partizanit kanë arritur akodin me Thomas Brdariç.

Tekniku gjerman që u largua nga Vllaznia pak muaj më parë do të rikthehet sërish në Shqipëri, por këtë herë jo në Shkodër, por në Tiranë për të marrë drejtimin e Partizanit.

Tashmë ngelet për t’u parë nëse ky lajm do të konfirmohet në muajit në vijim apo janë thjesht zëra merkato. Nje gje e tille ne fakt ka kohe qe perflitet dhe mbetet vetem qe te mesohet nese eshte e vertete.

Brdariç kaloi nje vit e gjysem ne Shqiperi dhe eshte adaptuar me jeten ketu dhe me gjithçka tjeter prandaj dhe gjasat jane qe te firmose me Partizanin. Por per kete duhet pritur edhe nje muaj.