Prej disa vitesh e pranon qe eshte tifoz i Vllaznise. Shumekush ka menduar ndoshta ngaqe ka qene ky klub qe e pat propozuar per here te pare per postin e presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit ketu e 21 vite me pare.
Por Armando Duka e ka zbuluar arsyen e vertete pse eshte bere tifoz me ngjyrat kuqeblu dhe kush ka qene “shkaktari”. Numri 1 i futbollit shqiptar e ka deklaruar diten e sotme gjate ceremonise se njevjetorit te ndarjes nga jeta te emblemes te futbollit shqiptar Ramazan Rragami.
“7 golat qe pat shenuar Ramazan Rragami ne finalen e Kupes se vitit 1972 ndaj Beses, jane arsyeja pse une jam bere tifoz me Vllaznine. Per here te pare ne jeten time, kur isha ende nxenes shkolle, pashe nje njeri qe u shnderrua ne idhullin tim te futbollit. Pashe nje futbollist qe mund te shenonte 7 gola.
Une nuk kam deshire t’i quaj 7 penallti, jane 7 gola sepse ta dergosh 7 here topin ne rrjete eshte diçka shume e madhe, per me teper perpara nje morie te madhe tifozesh, llogariteni vete se çfare pergjegjesie kishte mbi vete Zani. Dhe qe atehere jam dashuruar pas tij dhe Vllaznine.
Kur e kam takuar per here te pare ne fillimin e viteve 2000, nuk u kam besuar syve sepse nuk e imagjinova dot se kisha perballe idhullin tim. Megjithate qe atehere dhe para disa kohesh, kemi biseduar e diskutuar gjate me njeri- tjetrin per futbollin shqiptar sepse u be miku im i mire”- eshte shprehur presidenti Duka.
Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: