Tashme kjo nuk eshte nje gje e paditur: Shqiptarët do të jenë të shumtë në Gjermani. Vete shperndarja gjeografike e tyre, numri i madh i emigranteve qe jetojne ne kete vend, por edhe ne te tjere rreth e rrotull, ben qe pritshmeria te jete per nje numer rekord.

Nje gje e tille deri diku eshte konfirmuar edhe nga vete kreu i FSHF, Armand Duka i cili ka qene i ftuar në mbrëmjen e djeshme në “Kurthin e Piter Pan”.

Presidenti Duka është shprehur se ndeshja Shqipëri-Itali është mes 2 ndeshjeve që kanë ngjallur më shumë interes për bileta sa i përket gjithë fazës së grupeve në “EURO 2024”.

“Stadiumi do të jetë plot me shqiptarë, italian dhe gjermanë në ndeshjen Shqipëri-Itali. Statistikat janë që 2 ndeshjet e grupeve më të kërkuara në EURO24 janë Gjermani-Zvicër dhe Shqipëri-Itali”, tha Duka.