Brajan Gruda duket se ka përfituar maksimalisht nga shansi që i ka dhënë Julian Nagelsman për të treguar veten në radhët e përfaqësues gjermane para Euro 2024.

Djaloshi me origjinë shqiptare, ishte ftuar si lojtar ekstra bashkë me Roko Raitz për të plotësuar numrin deri fundjavën që u mbyll, duke llogaritur mungesat e disa futbollistëve të Gjermanisë të cilët janë pjesë të skuadrave finaliste të Ligës së Kampioneve.

Por futbollisti shqiptar e ka kaluar plotësisht testin e tij dhe këtë e bëri të qartë Nagelsman. AI ka vendosur të mbajë të dy lojtarët deri më datën 7 qershori, ditën kur do të dorëzojë listën përfundimtare në UEFA. “Gruda është një lojtar mjaft i mirë, shumë kreativ në treçerekun e fushës dhe ka një të majtë shumë të mirë”, ishin fjalët e trajnerit të Gjermanisë për futbollistin.

Ai bëri të ditur se për të dy lojtarët, mund të vinte një ftesë në Europian nëse do të ndodhte ndonjë situatë dëmtimi me emra të tjerë të listës së tij. “Ekziston një shans, nuk i dihet kurrë çfarë do të ndodhë. Fakti që ata u grumbulluan, është një shenjë e vogël”, tha Nagelsman para gazetarëve.