Monday, March 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE TRISHTË/ Atak kardiak në aeroport për ish- drejtorin e Vllaznisë. Ndërron...

E TRISHTË/ Atak kardiak në aeroport për ish- drejtorin e Vllaznisë. Ndërron jetë në moshën 55 vjeçare

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm nga Turqia. Ish- drejtori sportiv i Vllaznisë Engin Firat ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit në moshën 55 vjeçare. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e një ataku kardiak të pësuar prej tij dhe si rrjedhojë një gjë e tillë ka rezultuar fatale.

Firat ka qenë në aeroportin e Stambollit duke pritur të marrë avionin për në Adana, kur është rrëzuar në tokë, për të mos u ngritur më dhe duke shkaktuar panik të madh tek njerëzit e tjerë në aeroport.

Kujtojmë që Engin Firat pat punuar në Shqipëri si drejtor sportiv i KF Vllaznia në sezonin 2018-2019, ndërkohë që më pas mori drejtimin e kombëtares së Moldavisë për një vit, ndërsa nga viti 2021 deri më 2024 ka drejtuar ekipin kombëtar të Kenias.

Kohët e fundit, saktësisht një muaj më parë kishte marrë drejtimin e ekipit libanez Nejmeh SC dhe sot ka qenë pikërisht nga Libani, fillimisht në Stamboll, por pa mundur dot ta çojë rrugëtimin e tij drejt Adanasë deri në fund.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e njeriut të saj të dashur, një profesionist i vërtetë me të cilin kemi patur mundësi të bashkëpunojmë për një vit me rradhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments