Elvis Plori u largua nga detyra e trajnerit te ekipit te pare te Vllaznise tre ndeshje para fundit te sezonit te kaluar, por sipas deklaratave edhe te presidentit Xhaferi, ai do te vazhdonte pjese e ketij klubi ne nje detyre tjeter qe kishte te bente me aspektin teknik.

Per njefare periudhe, Plori eshte pare prane skuadres se pare, por thjesht ne rolin e vezhguesit dhe mbeshtetesit. Pati edhe nje ide se ai mund te emerohej drejtor sportiv, por klubi shkodran ka vendosur qe per momentin ta shkrije kete post.

Ne keto rrethana, “Shkodra Sport” meson se per Elvis Plorin eshte menduar nje detyre tjeter, pikerisht ajo e trajnerit te ekipit U21. Pas largimit te anglezit Sibson, ky pozicion ka mbetur bosh dhe tashme mund te zihet prej tij.

Ne klubin Vllaznia kane deshire qe ta bejne te funksionoje me mire kete ekip dhe per kete arsye pritet qe ate t’ia besojne pikerisht ketij trajneri i cili tashme njeh ambjentin dhe çdo gje tjeter te Vllaznia.

Megjithate edhe per pak dite pritet te mos vije zyrtarizimi i Plorit ne kete detyre, kjo sepse klubi po ben nje riorganizim edhe te te gjithe Akademise./SHKODRA-SPORT.COM/