Vllaznia e ka marrë shumë seriozisht sfidën e javës së ardhshme ndaj ekipit rumun të Krajovës. Pas prezantimit të sponsorit general dhe uniformave të reja të sezoni të ri, presidenti Alban Xhaferi u ka bërë thirrje tifozëve për të qenë të pranishëm në stadium dhe për të mbështetur ashtu si dinë ata në këtë sfidë shumë të rëndësishme.

Interesimi në fakt duket I madh dhe kjo shfaqet edhe në biletat që po vazhdojnë të shiten që prej ditës së djeshme.Drejtuesit e klubit janë duke I kushtuar rëndësi maksimale edhe përgatitjeve për këtë ndeshje dhe kanë vendosur që ta grumbullojnë skuadrën që mbrëmjen e së dielës dhe ajo do të qëndrojë e grumbulluar deri dy orë para ndeshjes.

Padyshim që kjo gjë do t’I ndihmojë futbollistët për t’u përqendruar maksimalisht tek përballja me rumunët. Sa I takon kësaj të fundit duket e sigurtë se të paktën për ndeshjen e parë Liridon Latifi nuk do të jetë në fushë për shkak të formës jo të duhur sportive.

Trajneri Josa po sheh të gjithë opsionet e mundshme për formacionin dhe ka mbetur mesa duket vetëm përcaktimi I skemës përfundimtare të lojës dhe e formacionit përfundimtar me të cilin do të luhet ndaj Krajovës. Synimi është që Vllaznia kurrsesi të mos e humbasë këtë sfidë të parë në mënyrë që t’I lërë gjërat hapur për kualifikim në sfidën e dytë në Rumani./SHKODRA-SPORT.COM/