Pas dy sezonesh e gjysem ne Malte, futbollisti shkodran Eslit Sala shprehu deshiren per t’u rikthyer ne Shqiperi dhe padyshim qe vemendja e tij ishte e perqendruar tek Vllaznia, por per nje apo nje tjeter arsye, kjo nuk u be e mundur.

Ne keto rrethana, mesfushori 22 vjeçari kishte edhe opsione te tjera dhe duhet thene se Teuta ishte e interesuar per te marre sherbimet e ketij lojtari, por Sala ne fund ka bere nje zgjedhje tjeter.

Burime prane tij bejne te ditur se shkodrani ka pranuar oferten e drejtuesve te Valletta FC per te rinovuar edhe per nje vit tjeter me ta dhe ne ditet ne vijim do te udhetoje serish drejt Maltes per t’iu bashkuar ketij ekipi ne stervitje.

Sala ka qene nje nga futbollistet me te spikatur me moshat ne Shkoder dhe eshte rritur tek Akademia AAS. Ende pa mbushur 19 vjeç, eshte larguar nga Shqiperia dhe tashme do te nise sezonin e tij te katert ne futbollin maltez ku shpreson te tregoje nje forme edhe me te mire per te qene protagonist me njeren prej skuadrave me te njohur te ketij vendi.

Nderkohe ne Shkoder mbase edhe mund te pendohen per mosarritjen e nje akordi me kete futbollist i cili ka te dhene shume te mira dhe mund te kishte qene ndoshta ai zevendesuesi i Krymit ne mesfushe./SHKODRA-SPORT.COM/