Vllaznia e volejbollit te femrave ka marre pasditen e djeshme fitoren e katert ne kampionat teksa mundi me rezultatin 3-1 ekipin e Barleti Volej dhe si rrjedhoje pas kesaj fitoreje ka forcuar pozitat e saj ne vendin e katert te renditjes.

Dhe ndonese Vllaznia renditet ne kete vend, sa i takon pikeve te shenuar, ajo ndodhet ne vendin e dyte me 572 pike te shenuar, nderkohe qe me shume se ajo ka shenuar vetem Partizani kryesues me 595 pike.

Por nderkohe ekipi shkodran ka ne perberjen e tij edhe dy pikeshenueset me te mira te kampionatit. Pas javes se 7-te te tij, eshte volejbollistja Ljubov Pronina pikeshenuesja me e mire e kampionatit. Ajo ka shenuar deri me tani 119 pike ne keto ndeshje ku ka luajtur.

Ne vendin e dyte nderkohe eshte kapitenia e ekipit Darya Auramchyk me vetem nje pike me pak, pra 118 te shenuar. Ne vendin e trete nderkohe eshte ish- volejbollistja e Vllaznise Esmeralda Tuci qe tashme luan me Barleti Volej dhe ajo ka shenuar deri me tani 106 pike.

Ne kete menyre, te pakten ne kete drejtim lojtaret e Vllaznise po dominojne dhe shpresojme qe per pjesen e mbetur te kampionatit, edhe rezultatetet te permiresohen edhe me shume dhe te vijoje ngjitja e ekipit ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/