Bekim Balaj dhe Odise Roshi nuk janë vetëm shokë skuadre te Akhmat Grozny dhe Shqipëria, por mbi të gjitha miq shumë të mirë. Dy futbollistë e kombëtares mbyllin këtë të dielë sezonin në kampionatin rus dhe presin ftesën te Kombëtarja nga tekniku Edi Reja.

Teksa italiani nisi sot përgatitjet me të grumbulluarit e parë te Shqipëria, Roshi dhe Balaj kanë kaluar kohën e lirë për të festuar ditëlindjen e mesfushorit Roshi.

Në një foto në “Instagram” të postuar nga sulmuesi Balaj, ai e uron Roshin për ditëlindjen e 28-ë, e cila është nesër.

“Gëzuar ditëlindjen, vëllai im!”

Roshi ka mundësinë e mirë të grumbullohet me Shqipërinë pasi qëndroi 7 muaj i dëmtuar, teksa dëmtoi ligamentin në gjurin e majtë.

Ai humbi takimet e Ligës së Kombeve dhe takimet e para eliminatore të EURO 2020-ës me Turqinë dhe Andorrën. Rikthimi i tij në skuadrën tonë do t’i jepte freski dhe shpejtësi lojës sonë.