E kishin paralajmeruar vellezerit Çekini dhe ne fakt tashme eshte bere realitet. Grupi i sportisteve te shoqates “Boxing North Albania” me qender ne Shkoder, ka arritur nje marreveshje me Bashkine Puke, per ta perfaqesuar kete qytet ne aktivitete te ndryshme kombetare dhe nderkombetare.

Nje marreveshje e tille eshte miratuar edhe ne mbledhjen e rradhes te Keshillit Bashkiak Puke, ku te gjithe keshilltaret kane rene dakord per ngritjen e ekipit te boksit te Terbunit. Ne kete menyre perveç futbollit, mundjes, alpinizimit dhe skive, klubi sportiv Terbuni do te kete ne organiken e tij edhe boksin.

Ne kete mbledhje te Keshillit Bashkiak ka qene i pranishem edhe trajneri Emiliano Çekini i cili ka shpalosur projektin e tij per rritjen e cilesise se ketij sporti. Ai ka premtuar se fale pervojes se tyre disavjeçare ne kete sport, Terbuni dhe Puka do te perfaqesohen denjesisht ne aktivitetet kombetare.

Madje deri duke pretenduar fitimin e titujve kampion kombetare, fillimisht me moshat dhe pak me vone edhe me te rriturit. Perpos kesaj, Çekini ka premtuar se ne bashkepunim edhe me Federaten Shqiptare te Boksit, ne Puke mund te organizohen aktivitete dhe nderkombetare boksi.